E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahmir Hyka "cmend" tifozet

Jahmir Hyka po shnderrohet ne magjistarin e ri te Mainc 05. Kete e pranojne si trajneri norvegjez Andersen por dhe tifozet e i klubit gjerman te Bundesliges 2. Fitorja 4-0 ne transferten kunder Bahlingerin e Oberliges (kategoria e katert ne Gjermani) te premten e kaluar,perpara me shume se 2 mije tifozesh ishte nje tjeter mbremje e bukur per "Maradonen shqiptar". "Bahlinger nuk ishte ekip i keq. Fituam thelle, por dua te them se personalisht Zoti ishte me mua ate dite. Shenova nje gol shume te bukur nga 25 metra, pasi driblova me finese nje kundershtar (goli 4-0), por dhashe edhe nje asist (goli 3-0). U cmenden te gjithe. Jam pershtatur shume mire me modulin e lojes, luaj si mesfushor i majte i avancuar ne krahe" u shpreh Hyka. Nje dite, me pas te shtunen e kaluar, Mainc 05 luajti kunder Frajburgut, me te cilin humbi 0-1. "Nuk isha pjese e formacionit, pasi te premten luajta gjate gjithe takimit, mesfushori i kombetares. Sipas tij, krahas pergezimeve rutine te trajnerit (Andersen), ajo qe e kenaq me shume jane fjalet e mira te tifozeve te Maincit, dhe ata qe dine anglisht kane deshire te bisedojne e te flasim per futboll. Gjithsesi, 20-vjecari flet nje anglishte thuajse perfekt dhe po meson gjuhen vendase "Kam filluar te eci pak nga pak edhe ne gjermanisht, eshte pak e veshtire si gjuhe. Me trajnerin flas gjithmone anglisht, por dhe me lojtaret gjermane, pasi dine te flasin nga pak", u shpreh Hyka, qe mban ne fanelle numrin 18.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›