Jahmir Hyka synon Italine
Jahmir Hyka duket se do te jete nje tjeter lojtar shqiptar, qe ndoshta do te luaje ne kampionatin italian. Me sa duket, mesfushori i Tiranes dhe i Kombetares kuqezi, do te jete se shpejti te skuadra e Parmes ose e Atalantes. Nje gje te tille e ka konfirmuar dhe vete lojtari. Pervec skuadrave italiane, ne gjurmet e tij eshte dhe skuadra kroate, Dinamoja e Zagrebit. Cilesia e tij nuk eshte vene re vetem nga ish-trajneri kuqezi, Oto Baric, por edhe nga trajnere te tjere.