Lala, Kapiten vetem per nje pjese
Hanoveri i kapitenit kuqezi, Altin Lala, luajti te premten nje miqesore me ekipin austriak, Rapid i Vjenes. Gjermanet fituan me rezultatin 2-1, nderkohe qe mesfushori shqiptar e filloi ndeshjen si titullar. Futbollisti i Kombetares shqiptare luajti vetem pjesen e pare dhe ne kete takim kishte edhe shiritin e kapitenit te skuadres gjermane, pasi mungonte edhe kapiteni zyrtar, portieri Enke. Golat per Hanoverin i shenuan Balitsh ne minuten e 4-et dhe Krebs ne te 39-en.