Jaho dhe Pirgu, sukses te padiskutueshem me "Traviata" ne Londer
Per here te pare ne historine 276-vjecare te Operes Mbreterore te Londres "Royal Opera House", dy rolet kryesore u besohen dy artisteve shqiptare, sic jane Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu. Kritika britanike ka vleresuar maksimalisht interpretimin e dy shqiptareve ne operen e Verdit, "Traviata". Prestigjiozja "The Times" i ka kushtuar dy solisteve nje artikull me titullin "Lotet per Violeten me kualitet yjesh" duke shkruar se Ermonela Jaho rikthehet me rolin e Violetes, duke provuar se ajo ka potencialin e duhur ta beje per vete audiencen. Sa i perket Sajmir Pirgut, kjo gazete ka vleresuar tonin dhe interpretimin e vecante ne skene. Tenori Sajmir Pirgu rikthehet ne "Royal Opera House" pas kater vitesh nga interpretimi tij i pare ne Londer, duke mos e fshehur gezimin per kete sukses te tijin me nje partnere brilante sic eshte sopranoja Ermonela Jaho. Per nder te artisteve shqiptare, Zef Mazi ambasador i Shqiperise ne Mbreterine e Bashkuar, organizoi nje pritje ne seline e ambasades shqiptare ne Londer. Posacerisht per te ndjekur Jahon dhe Pirgun ne skenen londineze ishte e pranishme edhe Suzana Turku, zv/ministre e Kultures, Rinise dhe Sporteve. Krahas mijera britanikeve qe ndoqen premieren e "La Traviata" kishte edhe shume shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Londer, madje disa te tjere kishin ardhur nga Shqiperia.