E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orhan Pamuk ne Tirane, publikohet axhenda e vizites

Eshte bere publik dje programi i vizites se shkrimtarit nobelist Orhan Pamuk, qe do te vizitoje vendin tone ne datat 17-19 Maj 2010. Ne axhenden e shkrimtarit te njohur perfshihet ne diten e pare te vizites ne Tirane, nje takim me presidentin Bamir Topi ne seline e Presidences, me pas nje tjeter takim me kryeministrin e vendit, Sali Berisha,
ne seline e kryeministrise. Ne oren 12:30 te po kesaj dite, do te zhvillohet ne seline e Rektoratit, ceremonia e dhenies se titullit "Doctor Honoris Causa" nga Universiteti Shteteror i Tiranes. Me pas, Orhan Pamuk, do te takohet me studente e pedagoge te Universitetit Shteteror te Tiranes, ne ambientet e Fakultetit Filologjik. Pasditen e 17 majit, ne takimin e quajtur "Mbremje me Orhan Pamuk", do te prezantohet vepra "Stambolli", me te ftuar te fushes se letrave, personalitete te kultures, akademike, perfaqesues te politikes, te medias, etj. Ky takim do te zhvillohet ne sallen e Kuvendit te Shqiperise. Diten e marte, me 18 maj, Pamuk do te mirepritet ne qytetin e Beratit, nga personalitete te letrave, te kultures, te politikes e te medias. Me kete rast, ai do te kete mundesine te kryeje nje vizite ne kete qytet, gje per te cilen ka shprehur edhe vete deshiren, nisur nga interesi per thesaret kulturore e muzeale te ketij qyteti te lashte shqiptar.
Shkrimtari qe fitoi cmimin Nobel ne vitin 2006, do te ndodhet ne Shqiperi me ftese te botuesit te tij ekskluziv ne gjuhen shqipe "Skanderbeg books", per t'u nisur diten e merkure serish drejt Turqise. Kjo vizite ka qene e planifikuar qysh ne vitin 2006, me rastin e botimit te vepres se tij te pare ne gjuhen shqipe "Une jam e kuqja", vit kur ai edhe u shpall fitues i Cmimit Nobel ne Letersi, qe u be edhe arsyeja e shtyrjes ne kohe te vizites se planifikuar. Gjate kesaj kohe ne gjuhen shqipe eshte botuar pjesa me e madhe e vepres se tij, si romanet "Une jam e kuqja", "Bora", "Keshtjella e bardhe", "Shtepia e heshtjes", "Jeta e re", si edhe libri me ese "Baulja e babait". Gjate ketij viti pritet te botohen edhe romanet "Muzeu i pafajesise" dhe "Libri i zi", vepra qe pothuajse permbyllin korpusin e tij letrar ne shqip.

Kush eshte Orhan Pamuk
Orhan Pamuk lindi me 7 qershor 1952 ne Stamboll ne nje familje te pasur. I ati ka qene inxhinier. Ai studioi ne Kolegjin Robert dhe me pas per arkitekture ne Universitetin Teknik te Stambollit dhe njekohesisht te gazetarise ne Universitetin e Stambollit. Ne vitin 1982 u martua me Aylin Turegen, me te cilen u divorcua me 2001. Ka nje vajze, Ruyan (1991). Ne vitet 1985-1988 u mor me kerkime prane Universitetit te Kolumbias ne Nju Jork dhe per nje kohe te shkurter ne Universitetin e Iouas. Orhan Pamuk jeton ne Stamboll. Pervojen e tij te nje jete mes tradites osmane te familjes dhe perqasjen me stilin perendimor te jetes, ai e ka pershkruar me tri gjeneratat ne romanin e tij te pare "Xhevdet Beu dhe te bijte" (1982) dhe me pas reflektimet e levizjeve shoqerore te kohes ne romanin "Shtepia e heshtjes" (1983). Popullariteti i tij nderkombetar nis me botimin e romanit "Keshtjella e bardhe" (1985), roman historik per Stambollin e shekullit 17-te. Ky eshte libri i pare i botuar ne gjuhen angleze. Me pas njohja e tij pason me botimin e romanit "Libri i zi" (1990), qe provokoi debate ne Turqi per shkak te referencave te tij sufiste. Mbi kete liber eshte bazuar edhe filmi "Gizli Yuz" (1992). Romani "Jeta e re" (1994) qe pason vepren e tij eshte nje rrefim mbi shpirtin mistik dhe reminishencat e kultures popullore dhe miteve turke, permes nje te ashtuquajturi liber me nje aftesi per te te ndryshuar jeten nese e lexon. Ne vitin 2000 Orhan Pamuk prezantohet me "Une jam e kuqja", ku sic shprehet ai, tema kryesore eshte raporti mes Lindjes dhe Perendimit, mes pershkrimit nepermjet pikepamjeve te ndryshme te artisteve te lidhura me keto kultura. Romani i tij "Bora" (2002) i vendos ngjarjet ne kufirin lindor te Turqise, ne qytetit Kars, dikur kufiri mes perandorise osmane dhe asaj ruse. Romani pershkruan konfliktet politike dhe fetare te turqve te sotem permes jetes se nje shkrimtari te merguar ne Perendim. Ne vitin 2004 Pamuk boton "Stambolli: Kujtime dhe qyteti", nje portret i tij per qytetin e lindjes, i bazuar ne melankoline qe sheh ne jeten e njerezve te ketij qyteti.
Te gjithe veprat e Pamuk kane gjurme autobiografike

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›