E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahti luksoz me 123 pasagjerë nga vende të ndryshme të botës mbërrin në portin e Sarandës

Një jaht turistik ka mbërritur në portin e Sarandës, duke sjellë në qytetin bregdetar 123 pasagjerë nga vende të ndryshme të botës.

Bëhet fjalë për “Emerald Kaia”, jahti i kompanisë Scenic Ocean, i cili ka ndaluar sot në Sarandë.

Sipas të dhënave të regjistruara në mbërritje, në bord ndodhen 60 shtetas australianë, 30 amerikanë, 22 britanikë, 8 kanadezë, 2 austriakë dhe 1 shtetas kroat.

Mbërritja e “Emerald Kaia” i shtohet 53 jahteve turistike që zgjodhën këtë vit Sarandën si një prej ndalesave të tyre në Jon./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›