E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni politik, Rama i mbledh rripat të vetëve/ Takim me drejtuesit politikë të PS te Vila e Kuqe

Nga zbatimi te llogaridhënia dhe zgjidhja. Besa hyn në një fazë tjetër. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mblodhi këtë të mërkurë në “Vilën e Kuqe” drejtues politik, ministra e zv.ministra në një takim për të dhënë llogari mbi ecurinë e Pranisë Besnike me qytetarët.

Fjalën këtë herë e kishin 12 drejtuesit politikë, të cilët me barrën e terrenit, raportuan mbi fillimin e Pranisë Besnike.

U analizuan takimet e kryera deri më tani si dhe u be nje rezyme për të gjitha shqetësimet kryesore që drejtuesit politikë bashkë me deputetë e zv.ministra kanë arritur të mbledhin nga qytetarët.

Këtë herë, për herë të parë në takim ishin zv.ministrat e përzgjedhur për komunikimin publik dhe takimet me qytetarëve, të cilëve u la porosi të merren dhe zgjidhin problemet e raportuara nga drejtuesit politik e deputetët sipas specifikave të problemeve.

Ky takim vjen pas testit të parë të Pranisë Besnike. Të premten e kaluar, ora 17, gjithë drejtuesit politikë, ministra e deputetë dolën në terren për të takuar qytetarët.

Një detyrim ky, që çdo të premte, ora 17, drejtues politik, ministra, deputetë e zv.ministra nuk do të lënë zyrat për të shijuar fundjavën, por do të takojnë qytetarët.

Një nisëm, kjo që më seriozisht se të gjithë e ka marrë kryeministri Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›