Jakshiq: Dalja në zgjedhje, njohje e pavarësisë
Një përfaqësues i serbëve në veri të Kosovës, Marko Jakshiq, thotë se me pjesëmarrjen eventuale në zgjedhjet lokale të organizuara nga Prishtina, serbët do të pajtohen me pavarësinë e Kosovës.
Nënkryetari i Kuvendit të Bashkësisë Serbe të Komunave tha se serbët kanë përfaqësuesit e tyre legjitimë të zgjedhur në zgjedhjet serbe të vitit të kaluar dhe duhet t'i binden këshillave të qeverisë dhe kishës serbe për bojkot të zgjedhjeve të Kosovës.
Autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare u kanë bërë thirrje serbëve që të dalin në zgjedhje dhe të vetqeverisin në disa komuna.
Një grup intelektualësh të Serbisë po qëndrojnë në Kosovë për t'i nxitur serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të së dielës dhe të vendosin vet për të ardhmën e tyre.
22 subjekte politike serbe do të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës.
Përkrahësit serbë të këtyre zgjedhjeve thonë se ato paraqesin një rast për mbijetesën e serbëve në hapësirat e Kosovës.
Por për zotin Jakshiq, pjesëmarrja në zgjedhje është në dëm të të ardhmës së serbëve në Kosovë.