SHBA, Majk Tajson arrestohet. U grind me një fotoreporter
LOS ANXHELOS- Majk Tajson futet sërish në telashe. Ish-kampioni i boksit është arrestuar pas një grindjeje me një fotograf në terminalin 7 në aeroportin e Los Anxhelosit të mërkurën rreth orës 04.30 mintua ( me orën lokale). Incidenti është parë nga dhjetëra dëshmitarë.
Emri i fotoreporterit nuk bëhet i ditur ndërsa mësohet se është mjekuar në spital pasi ka një të qarë në ballë
Vetë reporteri i cili edhe ai është arrestuar pretendon se Tajson e ka qëlluar me grusht në fytyrë dhe është përpjekur të heqë negativin nga aparati fotografik.
Sipas zëdhënësit, Tajson po udhëtonte me bashkëshorten e tij dhe vajzën 10 muajshe dhe po tentonte të mbronte foshnjën nga objektivi i aparatit.
Los Angeles Times shkruan se Majk Tajson ka treguar në polici se fotografi e ka qëlluar për ta provokuar.
Një vit i vështirë për 43 vjecarin e hekurt i cili në maj humbi vajzën e tij 4 vjecare. Vogëlushja mbeti e varur në një nga litarët që ndodheshin në palestrën ku i ati stërvitej dhe vdiq e mbytur.
Nuk është hera e parë që Tajson vihet në qendër të medias për histori të dhunshme.Fituesi i titullit Kampion bote në boks në moshën 20 vjecare, u akuzua në 1991 për përdhunimin e kandidates për Mis Amerika. Për këtë ngjarje në 1992 u dënua me 3 vjet burg. Ndërsa në 1997 në ndeshjen e boksit me Evander Holifild, Tajson i kafshoi veshin kundërshtarit të tij. Në 2005 tajson u tërhoq përfundimisht nga boksi.
(s.g/BalkanWeb)