E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jam rekordmeni botëror për shtrembërimin e fytyrës

Share

Një fytyrë të tillë vetëm një nënë mund ta dojë. Kinezi Tang Shuquan, 43 vjeç, mund të duket vërtet shumë i shëmtuar në këto foto, por kjo pamje i ka dhënë atij titullin rekordmen botëror për fytyrën e shtrembëruar. Natyrisht ai ka një fytyrë normale, por arrin ta deformojë kaq shumë, sa duket shumë i shëmtuar.

Dhe tani ai ka nisur një sfidë publike me këdo që mund të garojë përballë tij. Ai ofron plot 10 mijë dollarë për atë që e mund ta mposhtë atë në garën për fytyrën më të shëmtuar.

Në mars ai mori pjesë në një spektakël televiziv në Canale 5 në Itali dhe fitoi çmimin 10 mijë dollarë.

Atij i janë dashur shtatë vite stërvitje për të arritur tek ky deformim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›