E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyp të dashurin me makinë pse i theu pa dashje iPhone-n

Share

Një 25 vjeçare nga Nju Jorku shtypi me makinë të dashurin e saj adoleshent si hakmarrje ndaj faktit se ai pa dashje i theu telefonin iPhone.

Jasmine Diaz është arrestuar pasi familja e Frankie Hernandez gjeti trupin e tij të pajetë.

Pas një sherri të nxitur më së shumti nga alkooli, Diaz shkeli gazin e fuoristradës së saj, ndërkohë që 17 vjeçari po qëndronte përpara makinës Lincoln Aviator.

Më pas u largua me shpejtësi.

Familja e adoleshentit tha se ata kishin një vit që dilnin bashkë, por marrëdhënia nuk ishte e qëndrueshme.

Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar vajzën duke ulëritur: ti më shkërdheve celularin. Në fakt adoleshentit i kishte rënë pa dashje nga dora.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›