E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Jamarbër Malltezi kërkoi t’i kthehej telefoni, gjykata hedh poshtë kërkesën

Gjykata e Posaçme ka rrezuar kërkesën e dhendrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, per kthimin e telefonit.

Malltezi kishte kërkuar kthimin e telefonit dhe kompjuterave dhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuestruara nga ana e  SPAK.

Gjyqtarja Irena Gjoka la në fuqi masën e sekuestros me argumentin se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Jamarber Malltezi mbahet i arrestuar për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në lidhje me hetimet e nisura për dosjen e privatizimit te ish-kompleksit “Partizani”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›