E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Ekstradohet nga Franca i shumëkërkuari i drejtësisë, Behar Bajri

Nën masa të rrepta sigurie, i shumëkërkuari Behar Bajri u dorëzua këtë të enjte tek autoritetet shqiptare.

Ai u ekstradua nga Franca në Shqipëri me një fluturim charter, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për vrasje me pagesë.

Emri i Bajrit doli në dosjen “Metamorfoza”, ku përgjimet zbuluan se ai merrte urdhra nga Pëllumb Gjoka për të ekzekutuar persona të ndryshëm.

Emri i tij del edhe si porositës i vrasjes së Ibrahim Licit, Dorian Dulit dhe Genc Tafilit, krime të cilat mbetën në tentativë.

Behar Bajri u arrestua më 4 shtator në një lokal në një lagje të Strasburgut, ku jetonte bashkë me familjen, pasi gjykata, me këtkesë të SPAK, kishte caktuar ndaj tij në korrik masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ndaj Behar Bajrit rëndojnë pesë vepra penale, mes të cilave edhe “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Vrasje me paramendim”.

Në ditët në vijim ai do të dalë para togave të zeza për rikonfirmimin e masës së sigurisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›