James Berisha fluturoi në 34 shtete për lobim

Piloti James Berisha, është kthyer në Kosovë pas përfundimit të misionit të tij të lobimit për gati një vit me aeroplanin e tij në 34 shtete të ndryshme të Amerikës Jugore për njohjen e pavarësisë së vendit tonë.
Atmosfera në Aeroportin e Prishtinës, me rastin e pritjes së pilotit James Berisha, nuk ishte sikurse çdo ditë tjetër. Gjatë ditës së sotme, familjarët e tij i kishin bërë pritje madhështore me valle e tupan, të cilës iu bashkëngjit edhe Vlora Çitaku, zëvendësministrja e ministrisë së Punëve të Jashtme.
Në emër të Kuvendit të Kosovës, Berishën e ka përshëndetur dhe i ka dëshiruar mirëseardhje Naim Maloku, i cili ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë mbështet iniciativën e tij për këtë mision.
“Ne emër tim personal si anëtar i Kuvendit të Kosovës, dhe të Kuvendit, dhe popullit të Kosovës që ne përfaqësojmë, u shprehi mirënjohjen për mundin tuaj, vullnetin që keni treguar dhe mirënjohjen për të gjithë ata bashkatdhetarë që kanë suportuar, kanë mbështet këtë mision tuaj, posaçërisht besoj që do të nevojiten dhe shumë të tjera që kanë ndihmuar që ky mision të jetë i suksesshëm”, ka thënë Maloku.
Në emër të Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka folur zëvendësministrja Vlora Çitaku, e cila ka falënderuar Berishën për mundin që ka dhënë gjatë më shumë se një viti, gjë e cila sipas saj ka trokitur edhe në ndërgjegje të ministrisë që të punojnë edhe më shumë.
“Ne në vazhdimësi e kemi përcjell punën dhe aktivitetin e juaj të palodhshëm, na keni bërë të ndihemi krenar dhe më të përgjegjshëm për barrën e jashtëzakonshme që e bartim mbi supe. Ju i keni dhënë një provë të madhe të gjithëve që pavarësia e Kosovës dhe vullneti i qytetarëve të Kosovës është i ngulitur thellë në zemrën dhe rrah bashkë me popullin e Kosovës. Më lejoni, po ashtu, të them që neve, të cilët e kemi për detyrë të lobojmë ne kemi trokitur në ndërgjegje që të punojmë edhe më shumë”, ka thënë zëvendësministrja Çitaku.
Piloti James Berisha, me këtë rast ka rrëfyer eksperiencën e tij gjatë gjithë kohës sa ka qenë në udhëtim për lobim të pavarësisë së Kosovës, që sipas tij gjatë tërë këtyre muajve ai ka vizituar 34 shtete.
“Jam shumë i kënaqur që jam kthyer në shtetin tim, dhe ju falënderoj për kontributin që keni dhënë të gjithë për përkrahjen që keni dhënë të gjithë dhe ju lutem ta kem me dije që secili prej neve ia kemi detyrë shtetit tonë dhe mundemi secili prej nesh me bë më shumë. E di që është vështirë dhe komplikime ka, por asgjë pa komplikime e vështirësi nuk do të arrihet. Misioni me siguri shumica prej jush e dinë, në 34 shtete kam kaluar sa i përket misionit vetëm misionit plus tre territor, por unë si individ që vitin e kaluar derisa erdha këtu kalova 40 shtete”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se gjatë rrugëtimit të tij për lobim, ka hasur edhe në vështirësi të shumta, si dhe edhe në rrezik për jetë, mirëpo ai tha se ndihet i lutur që ka arrit të bëjë diçka për shtetin e tij.
Berisha gjithashtu ka thënë se ka dëshirë që misionin e tij për lobim ta vazhdojë edhe në shtetet e tjera, por sipas tij misioni është i vështirë dhe se duhet edhe përkrahja morale, por edhe njerëz të tjerë, sepse për të bërë një mision të tillë vetëm është shumë e vështirë.
Misioni i Berishës për lobim ka filluar që nga 25 maji i vitit të kaluar, me përkrahje nga njerëz të shumtë. Ai nuk ka dashur të tregojë vlerën se sa i ka kushtuar i gjithë ky misioni, por ka thënë se ka pasur kontribute nga disa komunitete nga Zvicra, Alaska, Nju Jorku, Dallasi, Florida, Arizona dhe gjithashtu edhe njerëz që ai nuk i ka njohur. /kosovapress/