E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Zgjedhjet serbe shkelën Kushtetutën

Nënkryetari i Partisë së Drejtësisë, Amir Ahmeti, ka deklaruar të dielën se lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë paraqet shkelje të Kushtetutës së vendit.

“Partia e Drejtësisë shpreh indinjatën e saj të thellë që pas shumë kërkesave të saj dhe të qytetarëve të Kosovës për të ndaluar zgjedhjet serbe në territorin e Kosovës, një gjë e tillë nuk u arrit. Përkundër arsyetimeve të zyrtarëve vendorë dhe ndërkombëtarë, ripërsërisim qëndrimin se kjo shkelje e rëndë e Kushtetutës së vendit do të ketë pasoja afatgjata për shtetndërtimin e vendit”, ka thënë Ahmeti në një konferencë për media, të dielën.

Sipas nënkryetarit Ahmeti, zgjedhjet serbe të organizuara në Veri të Kosovës do të mund të ndaleshin me një bashkëpunim të mirë mes institucioneve vendore, atyre ndërkombëtare dhe shteteve mike që e kanë njohur Kosovën shtet me Kushtetutën që ka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›