James Bond kërkon Adele për të dytën herë

Shefat e James Bond kanë shprehur interesimin që Adele të këndojë kolonën zanore për të dytën herë për filmin e ri për James Bond.
Duke parë suksesin që korri 'Skyfall' përfshi këtu edhe një cmim 'Oscar', ata duan që Adele të këndojë edhe për filmin e ri.
"Producentët janë të mahnitur se sa mirë u prit kënga dhe duan që Adele ta ripërsëris këtë sukses në filmin e ri. Ata duan që Adele të bëhët po aq sinonime me Bond sa edhe Dame Shirley, ka thënë një burim./Indeksonline/