E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emma Watson në rolin e Cinderellas

Aktroja e njohur, Emma Watson është përcaktuar të luaj rolin e Cinderellas. Ylli i 'Harry Potter' thuhet të jetë kontraktuar për të luajtur rolin kryesor në filmin e bazuar në përrallën 'Cinderella'.

Nëse Emma zyrtarisht do të jetë ajo që e luan këtë rol, përballë do ta ketë aktoren Cate Blanchett e cila do ta luaj rolin e njerkës.

Së fundmi, Emma ka qenë në qendër të vëmendjes për përkrahjen që ka treguar ndaj aktores Kristen Stewart e cila gjatë qershorit të vitit që lam pas, e tradhtoi të dashurin Robert Pattinson me regjisorin Ruper Sanders.

Emma i doli në mbrojte koleges së saj duke thënë se, të gjithë ndonjëherë bëjnë gabime dhe që Kristen është një njeri si gjithë të tjerët./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›