E Diel, 1 Nëntor 2026

Janë 91

Kosovën e kanë njohur 91 shtete, por nuk e di se sa nota verbale janë në MPJ. Njohjet nuk janë meritë e asnjë zyrtari individualisht e as të Behgjet Pacollit. Gjatë muajit korrik do t’i kemi edhe tri-katër shtetet tjera që do të na njohin. Planifikojmë t’i hapim edhe pesë ambasada, por sivjet nuk do të aplikojmë për anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, flet për Express.

Express: Është debatuar shumë kohëve të fundit për numrin e saktë të njohjeve. Në ueb-faqen e Ministrisë figurojnë 91, por sa shtete realisht e kanë njohur Kosovën?

Hoxhaj: Numri i shteteve që është prezantuar në ueb-faqe është edhe numri i saktë i njohjeve që ka shteti i Kosovës. Kosova, edhe pse është pavarësuar vetëm pesë vjet më parë, sot gëzon një përkrahje dhe shtrirje globale të njohjes së shtetësisë së saj. Mendoj se në pesë vitet e fundit është bërë punë shumë e madhe në shtimin e njohjeve. Kjo ka ndodhur falë koordinimit të punës së të gjithë aktorëve, nga Qeveria, Presidenca, Kryeministri, Zëvendëskryeministri Pacolli. Në këtë pikë ka ndihmuar shumë edhe Strategjia e hartuar nga MPJ. Në këtë kontekst mund t’ju jap një shembull; nëse i shikoni pritjet për vitin e kaluar në Strategjinë e MPJ, e shihni se po ato shtete tashmë e kanë njohur pavarësinë.

Express: A janë qartësuar njohjet pa nota verbale të Ugandës dhe Nigerisë?

Hoxhaj: Me këto dy vende nuk kemi mbërri që të vendosim marrëdhënie të plota diplomatike sikurse kemi bërë edhe me vendet e tjera. Kemi marrë disa shkresa, realisht, Zëvendëskryeministri Pacolli ka marrë disa shkresa nga presidentët e të dyja vendeve që ato e njohin subjektivitetin dhe shtetësinë e Kosovës.

Express: A janë këto letra të barabarta me notat verbale?

Hoxhaj: Do të thotë është fjala për shkresa nga dy presidentë të të dyja vendeve, që flasin për atë se shteti i tyre e njeh Republikën e Kosovës.

Intervistën e plote mund ta lexoni ne numrin e sotshëm te Gazetes Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›