E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toure kërkon largimin nga City

Sipas medieve angleze, qendërmbrojtësi Kolo Toure ka kërkuar largimin nga Manchester City gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka humbur vendin në formacionin bazë të kampionit të Premierligës dhe thuhet se ka vendosur të largohet nga Itihad Stadium.

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini nuk besohet se do të kundërshtojë shitjen e Toures edhe pse largimi i tij mund të ndikojë te vëllai i tij, mesfushori Yaya i cili është një prej yjeve kryesore të ekipit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›