E Diel, 1 Nëntor 2026

Janullatos uron Pashkët: Të dalim nga korrupsioni dhe ligësia

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos teksa ka uruar besimtarët për pashkët ortodokse, ka bërë thirrje për çlirim, dalje nga korrupsioni, genjeshtra, paligjesia, mashtrimi qe ndotin shoqerine, zgjedhje e se vertetes dhe dalje nga indiferenca per hir te drejtesise.
 

“Në të kremten e Pashkës, Kisha jonë nuk na fton thjesht në një mallëngjim sipërfaqësor, që përkëdhel ndjenjën fetare, por në një dalje jetike: nga plogështia shpirtërore në vigjilencën e frymës. Duke kremtuar Pashkën, ftohemi në një lëvizje vetjake për të dalë nga mëkati shumëformësh dhe shpesh i vështirë për t`u dalluar. Sipas terminologjisë së sotme kjo do të thotë dalje nga korrupsioni, gënjeshtra, paligjësia, mashtrimi, të cilat ndotin në forma të ndryshme çdo shtresë shoqërore duke minuar kohezionin e popullit. Do të thotë zgjedhje e vendosur e së vërtetës dhe e ndershmërisë. Dalje nga indiferenca për hir të drejtësisë”- tha ai.
 

Sipas tij, Pashka ndihmon njeriun të shpëtojë nga mëdyshjet, individualizmi dhe të mbush me gëzim, ndihmon kalimin nga egoizmi ne vëllazërim me të tjerët.
 

“Është detyrë urgjente dalja nga kulla “e unit”, që të takojmë të tjerët me mirëkuptim dhe respekt, tha ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›