E Shtunë, 31 Tetor 2026

Januzaj i takon kosovarët e Dortmundit

Talenti kosovar i Manchester United, Adnan Januzaj i ka takuar bashkëmoshatarët e tij kosovarë që premtojnë shumë në futboll. Januzaj ka publikuar një foto së bashku me tre kosovarët që po provohen te Dortmundi, Enis Gavazaj, Liridon Latifin dhe Lorik Aliu.

Pikërisht këta katër lojtarë janë shpresa më e madhe e futbollit kosovarë.

Januzaj është vlerësuar si talenti më i madh te Manchester United, ndërsa treshja e Dortmundit po çmohen për talentin e tyre që po e shfaqin te Dortmund.-Indeksonline 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›