E Diel, 1 Nëntor 2026

Seria A, dënohen dy futbollistë për trukim

Në Itali vijojnë gjyqet dhe dënimet për shumë futbollistë që dyshohet se kanë kryer trukime ndeshjesh ose kanë qenë në dijeni dhe nuk i kanë denoncuar.

Rasti i fundit i Federatës Italiane të Futbollit është dënimi i futbollistëve, përkatësisht sulmuesi i Torinos, Barreto dhe mbrojtësi i Genoas, Giovanni Marchese.

Dy futbollistët dënohen për fiksim ndeshjesh me nga tre muaj e dhjetë ditë burg dhe  nga 10 mijë euro.

Dy futbollistët akuzohen se në 2009 ishin në dijeni se ndeshja Salernitana-Bari, ishte e fiksuar, por nuk e denoncuan.

d.b/shqiptarja.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›