Japoni Fukushima dy te shtruar nga rrezatimi

Tre punonjës të centralit të Fukushimës janë goditur nga radioaktiviteti, duke bërë të nevojshëm shtrimin në spital për dy prej tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia për sigurinë bërthamore, e cituar nga Kyodo.
Sipas ekspertëve, shtrimi është bërë i nevojshëm pas ekspozimit të tyre ndaj rrezatimit me sasi 170-180 milisievert për orë (njësia matëse e rrezatimit).