Libi 18 trupa te karbonizuar

Zyrtarët libianë i kanë treguar gazetarëve, në një spital të Tripolit, 18 trupa të karbonizuar, sipas tyre, civilë dhe ushtarakë, viktima të bombardimeve të bëra gjatë natës nga forcat e koalicionit.
Dje në mbrëmje agjencia zyrtare libiane Jana kishte folur për një numër të rëndësishëm viktimash në periferinë lindore të Tripolit, në zonën e Tajura, në vijim të një sulmi ajror të koalicionit.
Nëntë nga dje në sot kanë qenë shpërthimet e dëgjuara nga banorët që kanë ardhur nga periferia e Tripolit.