E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto pret politikanet e rinj te Ballkanit

Qellimi i ketij takimi ishte njohja e tyre me rolin e Shqiperise ne rajon prioritetet objektivat si dhe mundesite e rritjes se bashkepunimit rajonal.

Ne fjalen e tij ministri i inkurajoi ata ne rrugen e zgjedhur per te kontribuar ne konsolidimin e vlerave demokratike duke nenvizuar se bashkepunimi rajonal duhet te ridimensionohet me mentalitete te reja ne pershtatje me aspiratat evropiane te secilit vend.

Ai vleresoi se Shqiperia si vend pararoje ne promovimin e sigurise stabilitetit paqes dhe prosperitetit te rajonit eshte e vendosur te rrise rolin e saj ne kete drejtim. Ne kete kontekst Haxhinasto theksoi rendesine qe ka zgjerimi i fushave te bashkepunimit rajonal nepermjet lidhjeve ekonomike dhe projekteve te nje infrastrukture te perbashket.

Duke vene ne dukje se pa infrastrukture te perbashket nuk ka integrim kreu i diplomacise shqiptare theksoi se integrimi rajonal eshte kontributi me i rendesishem qe mund ti japim zhvillimit te qendrueshem ne secilin nga vendet tona.

Shqiperia vijoi ministri Jashtem ka qene gjithnje ne pararoje te idese se krijimit te nje zone te lire tregtie mes vendeve te rajonit pa viza dhe pa kufij fizike dhe jo fizike qe do te kontribuoje ne pershpejtimin e proceseve integruese. Gjate ketij takimi Haxhinasto iu pergjigj interesimit te te pranishmeve ne lidhje me faktorin shqiptar ne rajon kontributin qe ata duhet te japin ne hartimin e politikave gjitheperfshirese.

Ky grup eshte pjese e nje programi trajnues te organizuar nga Shkolla Bullgare e Politikave qe synon rritjen e vlerave demokratike ne rajonin e Ballkanit. Programi ka si qellim identifikimin dhe mbledhjen e politikaneve dhe liderve te rinj qe eksplorojne dhe vleresojne parimet e demokracise te drejtave te njeriut dhe pergjegjesite e lidershipit publik si dhe synon inkurajimin e nje bashkepunimi me te forte rajonal duke vendosur struktura dialogu mes aktivisteve dhe politikaneve te rinj dhe vendim-marresve ne rajonin e Evropes Juglindore.

Ne kete grup benin pjese perfaqesues nga Bosnja e Hercegovina Bulgaria Kroacia Kosova Maqedonia Mali i Zi Serbia dhe Shqiperia kryesisht nga organizata joqeveritare parti politike media dhe pushteti lokal e qendror.

2010-11-13 1619

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›