E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, futbollisti-fenomen 9 vjeçar

Japoni, 1 Prill NOA – Driblime, manovrime prestigjioze, akrobaci. Djaloshi japonez, që në fushën e futbollit, me miqtë e tij, teksa luan duket se ka një lidhje të “padukshme” me topin, pasi e ka të “ngjitur” në këmbët e tij dhe mund të bëjë ç’të dëshirojë me të.

Ai bën palexho në dhomë, i vetëm kur ndodhet në dhomë dhe është tepër i pasionuar me këtë sport.

Gjithmonë gjen një mënyrë për të pasur sa më pranë topin e tij kaq të dashur. Ajo që është për tu theksuar është se djaloshi del gjithmonë fitimtar.

Me pak fjalë, një fenomen i vërtetë. Është vetëm 9 vjeç dhe në vendin e tij askush nuk arrin t’ia heqë dot topin nga këmbët.

Dhe në momentet që nuk luan futboll sërish gjen një rrugë për të ndenjur sa më pranë topit. Një kampion i vogël është duke lindur.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeNë Japoni, përveç ujit të pijshëm me radioaktivitet edhe uji i detitRadioaktivitet i lartë dhe i rrezikshëm në ujin e JaponisëJaponi, arrin në 24 mijë numri i viktimave të tërmetit dhe tsunamitGjendja në centralin bërthamor të Fukushimës, ekstremisht kritikeBerisha homazh për viktimat e tërmetit e cunamit në Japoni Lidhje: 9 vjeccar, fenomn, futbollist, Japoni

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›