Sheen habit të gjithë me një puthje gay

Los Anxhelos, 29 Mars NOA – Charlie Sheen arrin gjithmonë të habisë. Këtë herë jo me drogë dhe orgji me pornostare, por me një puthje (gay).
Ka qenë një puthje skenike e drejtpërdrejtë me prezantuesin “Jimmy Kimmel Live”.
Aktori është kthyer sërish në qendër të vëmendjes si pasojë e skandaleve dhe polemikave, në të cilat ai është i përfshirë gjatë gjithë kohës dhe këtë moment po përpiqet ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë këtë situatë.
Sheen ka qenë i ftuar në shumë show televizive në Amerikë. Me adrenalinën në maksimum dhe deklaratat thumbuese, ai ka puthur në buzë Jimmy Kimmel. Menjëherë pas këtij xhesti ai e ka braktisur shfaqen duke u larguar.
r.b/NOA
Lajme të ngjashmeKylie Minogue puth të fejuarin në skenë Puthja mes Patos dhe BarbarasShakira-Pique, foto e parë e puthjes në publik bën xhiron në mbarë botënHomoseksualët, “fajtorë” për tërmetin në ZelandëObama kundër martesave të homoseksualëve Lidhje: Charlie Sheen, gay, prezantuesi, puthje