Japoni gjenden trupat e 2 punetoreve

Dy punëtorë të centralit bërthamor të Fukushimës, të zhdukur që nga tërmeti dhe cunami që goditi Japoninë, janë gjetur pa jetë.
Dy personat nuk i kanë mbijetuar plagëve të marra gjatë tërmetit shkatërrimtar.
Trupat e tyre janë pastruar dhe dekontaminuar për shkak se impianti i Fukushimës, ku janë gjetur trupat e pajetë, vazhdon të lëshojë doza të larta radiacioni.