E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja që po e bombardon Gadafin

Nga Express më 03 prill 2011 në ora 13:31

Libia në luftë civile.

Diktatori Muammar Gaddafi është nën trysni.

Njerëzit e tij më të afërt po i kthejnë krahët dhe po arratisen jashtë vendit. Fillimisht ministri i tij i Jashtëm, tani edhe shefi i shërbimit sekret jashtë vendit.

Por Gaddafi nuk dorëzohet.

Dhe aleatët po përpiqen ta fitojnë këtë luftë nga ajri.

Një grua kërkon ta nxjerrë Gaddafin në ekzil me bomba.

Bionde, e bukur, e sigurt në vetvete: Gjeneral- majore Margaret Woodward, 51 vjeç.

Për herë të parë në historinë e SHBA një grua drejton një aksion ushtarak të këtyre përmasave: Woodward është komandante e flotës ajrore amerikane, numër 17, e stacionuar në Rammstein, Gjermani.

Kjo grua ka përvojë.

Prej një viti po drejton këtë flotë dhe ka realizuar 3800 orë fluturimi.

Në vitin 2007 madje ka drejtuar edhe aeroplanin më të rëndësishëm në botë “Air Force One” me presidentin George Bush në bord.

Ajo ka qenë pilote e aeroplanëve furnizues gjatë pushtimit të Panamasë dhe në luftërat në Ballkan.

Tani synimi i saj është Gaddafi.

Megjithatë nuk ka shumë kohë.

SHBA ka deklaruar se do tërhiqet nga sulmet dhe do jetë në dispozicion.

Por Woodward është aty.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›