Japoni, mbërrin tajfuni "Melor"
Shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta përfshinë sot Japoninë jugore duke shkaktuar dëme në banesa dhe ndërprerje të energjisë elektrike, shenjat e para të një tajfuni.
Agjencia meteorologjike japoneze parashikoi që tajfuni ''Melor'', i shoqëruar me erëra të forta që arrijnë deri në 215 kilometra në orë është tajfuni i parë që do të prekë tokën e arkipelagut që prej vitit 2007. Sot në mëngjes ai u zhvendos me një shpejtësi 35 kilometra në orë në bregun e ishullit Amami drejt veriut në drejtim të ishullit kryesor të Honshus që do të mbërrijë nesër, sipas agjencisë.
Rreth 10 000 shtëpi në ishullin Amami dhe në ishuj të tjerë të vegjël në këtë zonë të Oqeanit Paqësor janë pa energji elektrike.