E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mutu mund të largohet nga Fiorentina në janar

Sulmuesi i Fiorentinas, Adrian Mutu, nga janari mund të largohet nga Viola, thotë njëri nga agjentët e tij.
Giovanni Becali, njëri nga agjentët e rumunit, ka thënë në një intervistë për Radio Fiesole, se Mutu mund të largohet nga Fiorentina gjatë afatit kalimtar të dimrit nëse siguron një ofertë joshëse.
"Mutu po ia kalon mirë në Firence, ku ka një kontratë të mirë, mirëpo nëse vjen një ofertë joshëse në janar, edhe për lojtarin edhe për skuadrën, atëherë mund ta pranojmë", tha Becali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›