Japoni, politikani pi ujë të mbledhur nga impianti i Fukushimës

Një politikan japonez ka pirë ujë të mbledhur nga impianti bërthamor i Fukushimës, pasi gazetarët e sfiduan për të treguar nëse uji ishte i sigurtë.
Yasuhiro Sonoda u shfaq nervoz dhe duart e tij u drodhën teksa kthente gotën me ujë gjatë një konferencë televizive për shtyp.
Uji që piu ai ishte marrë nga disa pellgje që ndodheshin poshtë dy reaktorëve të ndërtesës. Ai ishte dezinfektuar para se të përdorej.
Gazetarët kanë ngritur vazhdimisht çështjen e sigurisë së procedurave të përdorimit të ujit nga zona e goditur nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit.