E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, rregullatori bërthamor jep alarmin për rrjedhjen e gazit në Fukushima

Rregullatori bërthamor i Japonisë ka thënë se një rrjedhje e ujit toksik në centralin Fukushima është më serioze seç është menduar.

Autoriteti i Rregullatorit Bërthamor e ka klasifikuar sot atë si incident serioz. Operatori i uzinës ka thënë se rreth 300 ton ujë të kontaminuar me nivele shumë të larta të rrezatimit kanë rrjedhur nga një tank i magazinimit në Fukushima.

Ky central ka pësuar dëmtime të mëdha nga tërmeti dhe cunami i vitit 2011, të cilat kanë shkaktuar rrjedhje radioaktive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›