Japoni, rrezik nga rrjedhjet radioaktive

Japonia po përballet me një tjetër kërcënimi nga rrjedhjet radioaktive të njërit prej impianteve bërthamore, pasi sistemi i ftohjes dështoi në reaktorin e dytë në atë që mund të jetë fatkeqësia më e rëndë bërthamore në botë, në 25 vitet e fundit. Operatori i impiantit bërthamor, Tokio elektrik power,tha se nivelet e rrezatimit rreth uzinës Daiichi Fukushima, është ngritur mbi kufirin e sigurisë, por gjithësesi kjo nuk do të thotë se bëhet fjalë për "kërcënim të menjëhershëm" për shëndetin e njeriut. Mijëra njerëz u evakuan të shtunën pas një shpërthimi dhe rrjedhjeje nga reaktori 1 në Fukushima, 240 km në veri të Tokios. Kriza filloi kur një shpërthim ndodhi në reaktorin 40-vjeçar Daichi 1 ndërsa impainti bërthamor Tokio elektrik power, u përpoq që të reduktojë presionin në bazë, pas një humbje të tërësishme të fuqisë së nevojshme për të mbajtur ujin që qarkullon për të parandaluar atë nga nxehja e tepërt. Në qytetin Koriyama në prefekturën e Fukushimas, personat e evakuuar dhe që besohet se janë prekur nga rrezatimi, po i nënshtrohen kontrolleve të kontaminimit. Autoritetet dhe ekipet e ndihmës kanë veshur kostume të posaçme mbrojtëse ndaj rrezatimit radioaktiv. Sipas një zyrtari të administrimit të qytetit, numri i njerëzve të ekspozuar ndaj rrezatimit mund të arrijë në 160. Nga tërmeti i fuqishëm i pasuar nga një cunam shkatërrues, që përfshinë Japoninë të premten besohet se numri i viktimave mund të arrijë në 2000. Autoritetet thonë gjithashtu se 5.5 milion njerëz ishin pa energji elektrike, ndërsa 20.800 ndërtesa ishin shkatërruar ose dëmtuar.