E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, rrjedhin 300 tonë ujë radioaktiv nga centrali i Fukushimës

Në Japoni ka rrjedhur rreth 300 tonë ujë radioaktiv nga një rezervuar. Ky lajm është bërë i ditur nga Operatori i Centralit të Dëmtuar Atomik Fukushima pasi ishte zbuluar nga një punonjës. Kompania e energjisë Elektrike në Tokio ka raportuar se nuk është e qartë në c’mënyrë ka ndodhur rrjedhja, por ka gjasa të ketë depërtuar në tokë.

Zëdhënësi i kësaj kompanie, është shprehur se është formuar një pellg afër rezervoarit që ka rrjedhur, ndërsa niveli i rrezatimit nga pellgu është pesë herë më i lartë se kufizimi i ekspozimit vjetor të pranuar i punëtorëve në central. Punonjësit po e thithin ujin me pompa jashtë pellgut dhe nga rezervoari që po rrjedh, duke e dërguar në një kontejner tjetër të depozitimit. Reaktorët në centralin atomik Fukushima kanë pësuar dëmtime të mëdha pas goditjes nga tërmeti dhe cunami në muajin mars të vitit 2011. 

(e.m/j.knezi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›