E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, të rinjtë frymëzim nga frutat dhe perimet për flokët

Tendenca më e re e një parukerie në Japoni është modeli plot ngjyra i flokëve dhe në forma të çuditshme.

Të rinjve që i pëlqen të eksperimentojnë me flokët e tyre padyshim i duket tërheqëse kjo lloj ideje.

Një nga parukierët e këtij salloni bukurie i quajtur Hiro, është shprehur se të rinjtë kërkojnë modele nga më të ndryshmet duke u inspiruar nga frutat dhe perimet.

Një nga ato është dhe modeli i domates, i cili është pëlqyer shumë nga të rinjtë.

Parukieri gjithashtu frymëzohet nga kafshë të ndryshme duke imituar kanarinën, lëkurën e leopardit etj.

(b.t/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›