E Diel, 1 Nëntor 2026

Arben Duka i shkruan Kozma Dushit: Banda ku ke hyrë të ka vrarë kunatën

kozmaiArben Duka i ka nisur një letër të hapur këngëtarit Kozma Dushit, pas marrjes së titullit Mjeshtër i madh i punës.

Këngëtari deklaroi para marrjes së titullit se është mirënjohës për PD-në, ndërsa sulmoi LSI-në, duke thënë se e ka mbajtur në punë vetëm një muaj.

Duke shkruan tek Dita se banda ku ka hyrë Dushi, i ka vrarë atij kunatën në vitin 1997.

Po ti që ditën e parë që e drodhe ke seleksionuar dhe emrat që do të kishe në ceremoni. Unë duhet të isha kryesori, mbasi fjala vjen nga 50 këngë që ke ti në repertor, 45 ti kam shkruar unë. Kjo nuk të falet dhe skam si të ta fal. Atë titull që të dhanë sot, e meriton. Unë e kam merituar shumë kohë më përpara, po se kam kërkuar dhe nuk e kërkoj. Ti e politizove këtë punë Kome, ndaj dhe e zhvlerësove plotësisht veten dhe titullin. Unë e di mirë se çmendime ke pasur ti për Berishën dhe PD-në, ndaj u skandalizova nga ato që lexova në gazetë se në TV nuk të pashë, mbasi nuk i ndjek lajmet me Berishë dhe me Sali!

Ti ke pasur një urrejtje patologjike, Kozma, për faktin se në vitin 1997 të është vrarë kunata (nusja e vëllait) nga një plumb qorr.

Ndaj mendoj se dhe ti ke hyrë qorrazi në atë bandë vrasësish, që vranë dhe pas 97-s. Ti thua se LSI-ja të mbajti vetëm një muaj në punë, po kjo sështë e vërtetë dhe ti e di mirë. Kam përshtypjen se punon akoma në Bashkinë e Tiranës në drejtorinë që i kanë lënë Luan Zhegut, po ai nuk ka bërë ndonjë thirrje pro pushtetit, pikërisht tani që popullit i ka vajtur thika në palcë.

Të gjithë kemi probleme ekonomike, por nuk mund ta nximë faqen karshi shumicës së popullit që na do dhe na mbështet moralisht. Ke tradhtuar veten o Kozma, askënd tjetër dhe kjo është tradhtia më e keqe, shkruan Duka./ep

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›