E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni te tjera zjarre ne Fukushima

Në çentralin bërthamor të Fukushimës, në Japoni, nga dje në sot, janë verifikuar tre shpërthime dhe dy zjarre në reaktorët bërthamorë 2 dhe 4.

Zjarri në reaktorin 4 është nën kontroll, ndërkohë që është parë një re tymi që ngrihej nga çentrali që vinte nga reaktori 3.

Punonjësit e impiantit janë evakuuar pasi është shumë i lartë rreziku i prekjes nga rrezatimi.

Nivelet e radioaktivitetit janë shumë të luhatshme, me kulme shumë të larta.

Në bregun lindor është ndjerë dhe një lëkundje e fortë me magnitudë 6.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›