Pacolli FSK pjese e NATO-s

Presidenti Behgjet Pacolli gjatë një takimi që pati me komandatin trupave të NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë, kërkoi që forcat e sigurisë së Kosovës të jenë pjesë e operacioneve paqeruajtëse dhe që drejtues të FSK-së të trajnohen në akademitë ushtarake të NATO-s.
“Ne do bashkëpunojmë me NATO-n dhe KFOR-n dhe biseduam gjithashtu edhe për trajnimin e trupave të FSK-së”, tha presidenti Pacolli.
“Përkushtimi i NATO-s për të kontribuar për një mjedis të sigurt në Kosovë dhe dhe vendimet për të reduktuar gradualisht trupat reflekton rritjen e sigurisë në Kosovë. Forcat e NATO-s kanë mbështetur për shumë muaj policinë e Kosovës në drejtim të cështjeve të sigurisë”, tha admirali Samuel J. Locklear.
Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për rolin e KFOR-t në Kosovë dhe reduktimin e tij. Sipas presidentit Pacolli kjo tregon se është rritur stabiliteti në vend, por edhe është rritur forca e FSK-së.