E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni vater e re zjarri ne Fukushima

Shtohet rreziku në centralet bërthamore të Japonisë. Njoftohet se flakët kanë përfshirë edhe reaktorin numër 4 në centralin e Fukushimas.

Ende nuk dihet nëse flakët kanë ardhur si pasojë e një shpërthimi dhe nëse ka rrjedhje të tjera redioaktive. Katër shpërthime në këtë central, që nga rënia e tërmetit me magnitudë 9 ditën e premte, kanë cliruar lëndë të konsiderueshme radioaktive.

Ndërkohë, Tokyo Electric Poëer Co, kompania që zotëron centralin e Fukushimas njoftoi se po punohet për fikjen e vatrës së re të zjarrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›