Japoni, vdes njeriu më i vjetër në botë, 113 vjeçar
Vdes në moshën 113 vjeçare, njeriu më i vjetër në botë. Ai është japonezi Tomoji Tanabe. Super i moshuari kishte lindur në 18 shtator 1895 dhe kishte arritur një rkord Gines përsa i përket moshës. I certifikuari në librin Gines e mbante këtë rekord që nga viti 2007. Tanabe zgjohej gjithmonë në orën 05:30 të mëngjesit për të lexuar gazetat për të vijuar më pas me ngrënien e mengjesit. Ai nuk anashkalontë asnjë vakt të ushqimit dhe gjithmonë konsumonte një gotë qumësht në drekë. 113 vjeçari as nuk tymoste dhe as nuk përdorte pije alkolike. I moshuari vdiq në shtëpinë e tij në Miyakonojo, në jug të vendit,i rrethuar nga anëtarët e familjes. "Ai ishte simbol i Miyakonojos", thotë kryebashkiaku Makoto Nagamine, "dhe ishte motiv i alegrisë e gëzimit për shumë banorë", vijoi ai. Tanabe, i cili jetonte me të birin dhe nusen, kishte tetë fëmijë, 25 nipër e mbesa, 53 stërnipër, dhe 53 stërstërnipër. Rekordi për jetëgjatësinë më të madhe për meshkujt, e mban tani britaniku Henry Allingham, i cili mbushi 113 vjeç më 9 qershor. Ndërsa supergjyshja e botës është Gertrude Baines, e cila është 115 vjeç dhe jeton në Los Angeles.