E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni vullkani shperngul mijera persona

Shpërthimet e një vullkani të fuqishëm në jugun e Japonisë kanë shkaktuar shpërnguljen e mijëra persona dhe dëme ekonomike, për të tretën ditë radhazi.

Sipas asaj që lajmëron media japoneze në mesditë, shpërthimet e vullkanit Shinmoedake, pranë qytetit të Kiushus, kanë thyer dritaret e shtëpive deri tetë kilometra më larg.

Ndërkohë, re tymi të zi dhe gazra vdekjeprurëse janë duke dalë nga vatra e vullkanit, që pritet që në ditët në vazhdim të ketë shpërthime edhe më të fuqishme, përpara se llava të fillojë të rrjedhë.

Kjo është hera e parë që Shinmoedake shpërthen në 52 vitet e fundit. Transporti hekurudhor dhe ai ajror në zonë janë ndërprerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›