Kategoria Superiore Tirana mund Dinamon ne derbi dhe kandidohet per titull kampion

Per Tiranen shenoi Morina dhe Lila. Per Dinamon shenoi Elis Bakaj
Derbi numer 134 midis Dinamos dhe Tiranes foli bardheblu. Skuadra me e titulluar ne Shqiperi mundi kampionet ne fuqi te Kategorise Superiore me rezultatin e ngushte 2-1. Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede pas ketij triumfi hodhi kandidaturen per titull kampion. Tanime jane vetem 8 piket qe ndajne Tiranen nga Flamurtari i vendit te pare 29 pike. Po te mendosh se te enjten bardheblute do te luajne ndeshjen e prapambetur me Skenderbeun ne Tirane takim i javes se 17-te atehere kjo distance edhe mund te zvogelohet edhe me shume.
Dinamo me Opokun Tirana pa perforcime
Tirana vinte ne kete ndeshje e karikuar nga merkato teksa pas Gilman Likes presidenti Refik Halili afroi Bekim Balen dhe Jahmir Hyken. Dy te fundit per efekt dokumentacioni nuk mund te ishin nen urdhrat e Dedes ne derbi megjithate thjesht fakti qe ata do te luajne me bardheblute pjesen e mbetur te sezonit e ben Tiranen me shume se te frikshme. Nga ana tjeter skuadra e Dinamos mundi qe te aktivizoje nga minuta e 55-te blerjen e saj me te fundit Opoku.
Kronika
Ndeshja nisi e ashper dhe me shume ritem. Qysh ne minuten e 4-t Elis Bakaj kaloi Dinamon ne avantazh pasimi i Orelezit nga mesi i fushes nxori Bakajn te vetem ne hyrje te zones tiranase. Lojtari ne fjale dribloi portierin Lika me pas i vetem shmang Sinen dhe me pas godet drejt portes diagonalisht duke shenuar golin e pare te takimit. Me pas vetem dy minuta me vone ishte perseri Dinamo qe u shfaq frikshem perballe portes se Tiranes Martinena tentoi te godase nga larg porten e Tiranes por topi perfundoi jashte. Qe prej atij momenti te rrezikshem fjalen ne fushe e mori Tirana. Ne minuten e 14-te Muka krosoi ne zone Lika me koke beri nje spond per Pejic i cili ne pozicion diagonal godet ne ajer por topi u perplas ne rrjeten e jashtme te portes dinamovite. Me pas ne minuten e
17-te Pejic rrezikoi perseri pasi mori nje top brenda zones se Dinamos u kthye bukur me fytyre nga porta dhe gjuajti ngjitur me shtyllen. Ky aksion i humbur do ishte dhe preludi i golit te barazimit qe erdhi ne minuten e 19-te. Bardheblute realizuan nje kundersulm perfekt Morina u sherbye nga Lika ne dhe doli perballe per balle me portierin Hoxha. I riu i talentuar i Tiranes nuk fali dhe e coi topin ne rrjete dinamovitet me kot pretenduan per pozicion jashte loje te Morines. Me pas Dinamo sikur rimori veten dhe filloi te reagonte. Ne minuten e 21-te Allmuca tentoi nga distanca por sfera kaloi traun nderkohe qe ne te 23-n minute Putincanin tentoi nga distanca por portieri Lika i tha jo duke kryer nje pritje spektakolare. Portieri i Tiranes perseriti vetveten edhe ne minuten e 28-te
Vila goditi ne hyrje te zones pas nje kundersulmi por numri 12-te i Tiranes beri mrekulline duke e devijuar topin thuajse ne trekendesh. Gjashte minuta me vone Dinamo rrezikoi perseri rremuje ne zonen e Tiranes pas goditjes se kendit Xhafa godet Lika doli nga porta topi u devijua ne vijen fatale nga mbrojtja e Tiranes. Qe pas ketij aksioni Tirana u mundua te rrezikonte dhe menjehere arriti qe ti bente gjemen Dinamos. Ne minuten e 34-t Muka pasi i iken dy mbrojtesve dinamovite pason ne zone per Liken i cili pengohet nga Pisha dhe penallti Andi Lila ekzekuton paster dhe shenon 2-1. Ne ate moment Dinamo perpos golit u demoralizua edhe me shume Ilir Daja trajneri i bluve dergohet jashte nga gjyqtari Jemini per ofendim nga treshes se arbitrave. Me keto zhvillime u mbyll dhe pjesa e pare qe dhuroi tre gola dhe nje karton te kuq. Me pas ne fraksionin e dyte Bakaj rrezikoi qe ne minuten e 46-te nga nje goditje standarde. Dy minuta me vone Pejic godet nga nje pozicion i priret porten e Dinamos por nuk koordinon sic duhet dhe sfera doli jashte. Nderkohe qe ne minuten e 50-te Morina perfiton nga nje rremuje perpara zones dinamovite godet drejt portes topi merr hark por shpeton Hoxha ne momentin e fundit duke e pritur ne dy kohe. Dy minuta me pas Pejic pasi shmang te gjithe mbrojtjen e Dinamos ne zonen e ketyre te fundit pasoi tokas por numri nje i Dinamos u tregua i kujdesshem dhe priti sferen. Pas ketij rasti loja kaloi ne disa faza ku lojtaret ishin mjaft agresive me njeri-tjetrin. Ne minuten e 74-t Allmuca tentoi te dhuronte spektakel pas nje pasimi ne zonen e Tiranes me kurriz nga porta tenton nje roveshate por topi kalon siper traut jashte. Tre minuta me vone ishte ganezi Opoku ai qe provoi te ndryshonte shifrat por me kot pasi topi i forte perfundoi jashte. Me pas ne minuten e 85-te u regjistrua edhe rasti i fundit per tu shenuar Ferraj ekzekuton nje goditje kendi Ilion Lika grushton dhe topi largohet me pas serish ne goditje nga kendi. Duhet thene se ne minutat e fundit Andi Lila mori nje karton te verdhe pas nje nderhyrje te lehte qe beri ndaj Bakajt. Ky karton do ta lere lojtarin e talentuar te Tiranes jashte takimit me Skenderbeun.
Formacionet
Dinamo Dinamo Hoxha Xhafa 55 Opoku Pisha Malakarne Ambure Putincanin 68 Peqini Allmuca Orelezi Vila 82 Ferraj Bakaj Martinena
T1r I. Daja
Tirana I. Lika Sina Pashaj Dushku Duvodenovic Karabeci A. Lila G. Lika 56 Tushe Muka 78 Muca Morina 89 Hajdari Pejic
Tr N. Dede
Karton i verdhe Pisha Bakaj Allmuca Peqini 2 / Karabeci Dushku A. Lila
Karton i kuq Peqini
Protagonistet
Lila Bakaj dukej si i Skenderbeut
Nje karton i kuq i marre ne ndeshjen e djeshme ndaj Dinamos do ti kushtoje mungesen ne takimin e se enjtes ndaj Skenderbeut mbrojtesit bardheblu Andi Lila. Mbrojtesi i krahut te djathte te Tiranes qe dje luajti ne mesfushe se bashku me Karabecin ishte dje lojtari me i mire nga te tijte. Mund te thuhet se Nevil Dede ne skuadren e tij ka nje lojtare qe nuk kursehet madje mund te krahasohet edhe me Havier Zanetin tek Interi. Ishte nje ndeshje shume e forte megjithate ne beme gjithcka mire dhe arritem ta fitonim. Me vjen keq qe nuk do te jem ne fushe ne takimin ndaj Skenderbeut por ndeshkimi im me karton te verdhe mu duke sikur ishte i kushtezuar. Bakaj beri gjithcka qe une te ndeshkohesha dhe me ka ngjare me shume si nje futbollist i Skenderbeut dhe jo i Dinamos - ka perfunduar Lila.
Bakaj Dua te largohem nga Shqiperia
Derbi i djeshem me shume mundesi do te jete i fundit per Elis Bakajn me fanellen e Dinamos ne kampionatin shqiptar. Ne perfundim te ndeshjes ndaj Tiranes ku blute kane humbur me 1-2 mesfushori ka pranuar faktin se eshte shume prane largimit dhe se pas kesaj ndeshjeje ai do te kembengulte vete qe te largohej nga kampionati shqiptar. Nga ana tjeter klubi i Dinamos se Bukureshtit i ofron nje shume prej 100 mije eurosh dinamoviteve dhe opsionin per te blere kartonin e lojtarit. Shpresoj te jete ndeshja e fundit per mua pasi sic po e shihni edhe vete ketu nuk te lejon kush te zhvillosh nje ndeshje te paster dhe per me teper ne kete takim i cili ishte edhe nje derbi. Kete here do te jem une ai qe do te kembengul per tu larguar nga ky kampionat. Sot ne Bukuresht ka udhetuar babai im se bashku me presor Demollarin per te marre kontraten dhe besoj se edhe klubi Dinamos ka arritur akordin me klubin rumun dhe shume shpejt do te largohem. Ky eshte momenti im dhe une kam luftuar shume per te arritur deri ketu. Klubi ku do te shkoj eshte shume i mire dhe interesimi per mua ka qene shume i madh keshtu qe nuk kam pse te largohem - eshte shprehur Bakaj. Megjithate mesfushori nuk mund ti kete bere mbylljen ne menyren me te mire aventures se tij te Dinamo pavaresisht se dje ka shenuar golin e vetem per skuadren e tij. Nuk dua te komentoj asgje ne lidhje me ndeshjen pasi kete gje deshiroj tia le me mire pamjeve televizive. Ne kete ndeshje ne kemi qene me lart se Tirana ne te gjitha aspektet dhe kjo u pa qarte ne fushen e lojes dhe nuk e them une se jam lojtar i Dinamos. Gjate ndeshjes na larguan trajnerin na larguan nje futbollist ne rastin e golit ka qene nje faull i padhene por ka pasur edhe shume gjera te tjera. Ketu te ne nuk mund te luhet nje futboll i paster. Jam shume i irrituar pasi te stervitesh gjate gjithe javes dhe paguhemi per te dhene me te miren tone ne fushe dhe askush nuk mund te tallet me djersen tone. Nuk me vjen mire qe nuk e mbylla me fitore pasi e deshiroja shume kete gje por Dinamo do te mbetet gjithmone ne zemren time. Me kete skuader kame arritur te shpallem per here te pare kampion - ka pohuar Bakaj. Por pavaresisht akuzave per nje arbitrim jo te paster Bakaj eshte pergjigjur edhe per faktin nese Dinamo i ka zhvilluar te drejta ndeshjet e kampionatit. Me aq sa di une Dinamo ka bere nje kampionat te ndershem. Une jam personi i pare qe nuk pajtohem me keto gjera - ka perfunduar Bakaj.
Trajneret
Nevil Dede trajner i Tiranes Kishim perballe nje kundershtar te veshtire qe eshte ekipi kampion ne fuqi. Eumlshte nje skuader e cila nuk ka pasur shume levizje pavaresisht se eshte perfolur se ka pasur largime dhe eshte dobesuar per mendimin tim eshte nje skuader rivale ne garen per titull. Ne kete takim u ndeshkuam shume shpejt megjithate patem forcat dhe reaguam duke u kthyer gjithcka ne favorin tone. Ne pjesen e dyte gjithcka foli per ne dhe arritem ta menaxhonim shume mire situaten. Kishim raste edhe per te shenuar me shume por ne nje ndeshje derbi ka gjithmone tension te futbollistet. Kam ndjere kenaqesi per futbollistet e rinj qe jane aktivizuar dhe kane qene pjese e suksesit te skuadres. Megjithate gjithmone ka vend per te rregulluar gjithcka ne ndeshjen e radhes ndaj Skenderbeut. Ne lidhje me pretendimet e kundershtarit per arbitrimin me duhet te permend rastin e Pejicit ku portieri kundershtar e pyeste a te vrara shume dhe arbitri nuk akordoi asgje. Megjithate per ka komisione te vecanta te cilat shqyrtojne keto raste. Per mungesen e Liles ndaj Skenderbeut mund te them se ne jemi aktore ne fushe dhe arbitrat jane ata qe marrin vendime decizive.
Ilir Daja trajner i Dinamos Falenderoj te gjithe futbollistet per ate qe interpretuan sot ne fushen e lojes. Ne e kishim pergatitur lojen brenda fushes ndersa kundershtari se bashku me arbitrin na denoi. Ne golin e pare ka pasur nje faull dhe u akordua nje penallti e dyshimte. Nuk kam cfare te them ne drejtim te anes tekniko-taktike pasi i gjithe ekipi funksionoi dhe po te shohesh te gjitha rastet per shenim kane qene gjithmone ne anen tone ashtu sic ka qene edhe administrimin e lojes. Por ne nuk mund te luajme dot ndaj arbitrave te cilet i meposhtem por ne fund nuk i perballuam dot. Me gjithe keto situata qe po ndodhin ne ende nuk e dime se ne cpozicion jemi. Por sigurisht qe do te vazhdojme pasi kemi ne perberje nje kontigjent shume te mire futbollistesh dhe cilesite e tyre ata i treguan sot ne fushen e lojes. Per sa i perket Bakajt nuk mund te shprehem me saktesi pasi politika e klubit nuk ma lejon kete gje. Por nese largohet sigurisht qe mungesa e tij do te ndihet brenda ekipit. Bakaj prej dy vitesh eshte nje nga futbollistet me te mire te Kampionatit Shqiptar dhe une nuk mund ta privoj ate te provoje emocionet e nje kampionati me te forte dhe me te ndershem se ky yni.