E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia do te mbylle reaktorin e saj te fundit berthamor

Japonia do të mbyllë reaktorin e saj të fundit bërthamor pa ndonjë plan se kur mund t’a vejë sërish në punë. Reaktori 4 në Ohi do të ndalojë së prodhuari energji elektrike në orët e para të ditës së hënë.
 Analistët thonë se Japonia nuk do të ketë energji elektrike deri në dhjetor, kjo është ndërprerja më e gjatë e reaktorëve bërthamorë që nga viti 1960.
 
Japonezët dolën kundër energjisë bërthamore pas problemeve në centralin e Fukushimas në 2011. Para aksidentit i cili u shkaktua nga një tërmet dhe tsunami i fuqishëm, centralet bërthamore furnizonin me energji 30% të japonisë.
 
Nga ana tjetër, kryeministri Shizo Abe kërkon që reaktorët të kthehen në punë pasi ato janë një pjesë jetësore e planit të tij për të ngritur ekonominë e Japonisë.
 
Që pas katastrofës së Fukushimës, Japonia është detyruar të importojë sasira të mëdha të qymyrit, gazit natyror në formë likuide, dhe karburante të tjera.
 Qeveria e Abes fajëson këto importe për defiçitet e mëdha në tregëti të shpallura nga Japonia që nga viti 2011. Çmimi i energjisë elektrike për çdo familje është rritur më 30% që pas Fukushimës.
 Por problemet e vazhdueshme në reaktorin e  Fukushimes, kanë penguar përpjekjet e qeverisë për të fituar mbështetjen e publikut për kthimin e energjinë bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›