E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama pershendet arritjen e marreveshjes ruso-amerikane

Obama e konsideroi këtë arritjen e marreveshjes me Sirine permes pales ruse, ”nje hap progresist”.
Megjithatë, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë u tregua i kujdesshëm të saktësonte se Uashingtoni pret prej regjimit të al-Assad që të përmbushë të gjithë detyrimet e tij dhe se një ndërhyrje e mundshme ushtarake mbetet gjithmonë një opsion nëse kjo nuk do të ndodhë.

Marrëveshja ruso-amerikane përcakton që Siria duhet të japë të dhëna të plota për armët e saj kimike brenda një  jave, ndërsa pas grumbullimit të tyre do të nisë edhe procesi i shkatërrimit.
Nëse Damasku nuk do t’i përmbahet kushteve të vendosura, atëherë ndërhyrja mbi Sirinë mund të sanksionohet nëpërmjet një rezolute të OKB-së.

Kina, një mbështetës i heshtur i regjimit të al-Assad, Franca, Britania e Madhe dhe NATO kane dhene aprovimin e tyre te plote për  kompromisin e arritur ,qe rezultoi I suksesshem duke shmangur nderhyrjen ushtarake ne Siri. 

“Kina mirëpret termat e përgjithshëm të marrëveshjes midis SHBA-së dhe Rusisë. Besojmë se ajo do të lejojë që tensionet brenda Sirisë të zvogëlohen”, deklaroi nga Pekini ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›