Japonia investime masive ne ushtri

Të dy vendet zotërojnë ekonominë e dytë dhe të tretë më të madhe në botë, por qeveria e Tokios i ka konsideruar publikisht më parë ambicjet e Kinës si të rrezikshme për paqen nëpër botë.
Vendimi për investime të mëdha në ushtri vjen edhe në një moment të tensionimit të raporteve midis dy Koreve. Japonia ka marrëdhënie shumë të vështira me Korenë e Veriut, e cila zotëron armë bërthamore.
Investimet do të realizohet në dhjetë vitet e ardhshme. Sipas Ministrisë së Brendshme të Japonisë, ato do të ndryshojnë balancën e forcave në Azi.
Shpenzimet ushatarake kanë qenë pothuajse të papërfillshme në vendin ishullor që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, kur ra edhe kërcënimi i një sulmi të mundshëm rus. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një prej bazave të tyre më të rëndësishme në botë në tokën japoneze, me një efektiv prej 50 000 trupash.