E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Japonia me ndihmë urgjente prej 5,5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Qeveria japoneze njoftoi një paketë ndihme financiare prej 5,5 miliardë dollarësh për Ukrainën, ku Rusia vazhdon sulmet e saj, transmeton Anadolu Agency.

Qeveria e kryeministrit Kishida Fumio synon të rrisë ndihmën për Ukrainën përpara 24 shkurtit, përvjetorit të parë të sulmeve të Rusisë.

Duke folur në një simpozium në kryeqytetin Tokio, kryeministri japonez njoftoi se 5,5 miliardë dollarë do t’i jepen Ukrainës si ndihmë financiare.

Ndihma financiare është planifikuar të përdoret për të riparuar infrastrukturën e Ukrainës, sipas agjencisë zyrtare Kyodo.

/ Sipas Anadolu Agency /

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›