E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Marcelo ikën nga Pireu, Olimpiakos lajmëron lamtumirën

Aventura e Marcelo në Pire mori fund pas vetëm 6 muajsh bashkëpunim. Ka qenë vetë klubi i Olimpiakos, i cili nëpërmjet një njoftimi për mediat, ka lajmëruar ndërprerjen e kontratës me efekt të menjëhershëm.

Akordi i nënshkruar në verën e 2022 do mbyllej qershorin e këtij viti, por palët për arsye të ndryshme kanë vendosur që të ndahen që tani.

Mediat greke aludojnë se 34-vjeçari ka kërkuar të largohet pasi ka në tavolinë një kontratë tjetër nga një klub, të cilit emri ende nuk është bërë publik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›