Gazetarët në protestë për kameramanin e rrahur, mediat News zgjedhin Berishën (FOTO)
—-Nga Nertila Dosti—-
Tiranë- Në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve kundër dhunës së shtetit ndaj tyre, dhjetra e qindra njerëz të medias, përfaqësues të shoqerisë civile dhe qytetarë të thjeshtë kanë organizuar një tubim përpara godinës së Kryeministrisë mesditën e së mërkurës.
Shkak i protestës u bë dhuna që Erzen Breçani zëvendës/drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë ka ushtruar ndaj operatorit të Top Channel, Gent Ballta gjatë një ndeshje futbolli në fundjavë. Operatori është shoqëruar nga policia ditën e dielë në momentin kur ishte në krye të detyrës dhe brenda ambienteve të komisaritit ai është dhunuar fizikisht.
Aleksandër Çipa drejtues i Unioni të Gazetarve ka apeluar që institucionet të reagojnë për dhunën që ushtrohet ndaj gazetarëve.
Në emër të Unionit të Gazetarve ju bëjmë apel institucioneve dhe të gjithë njerzve të veshur me pushtet që të mos vënë dorë ndaj gazetarve, sepse misioni i tyre i vetëm është të informojnë publikun. Ne do të jemi përkrah gazetarëve sa herë që ata do të kenë vështirësi në ushtrimin e profesionit të tyre,- ka thënë në fjalën e tij Çipa.
Ndërsa gazetari Gjergj Erebara ka thënë se qytetarët shqiptarë po bëhën të ndërgjegjshëm dhe po fillojnë të reagojnë për të drejtat e tyre.
Qytetarët shqiptarë kanë dalë sot në këtë protest jo vetëm se një polic ka dhunuar një operator por edhe për të mbrojtur të drejtat e tyre. Ne duhet të reagojmë si një shoqëri e tërë jo si individ më vete,- ka thënë ai.
Por paçka i sotmi ishte një tubim i gazetarëve për dhunën ndaj një njeriu të medias, asnjë nga këto të fundit nuk ishte direkt në transmetim, teksa të gjitha stacionet ‘News’ preferuan të transmetonin mbledhjen e Qeverisë Shqiptare direkt.
Të pranishëm në protestë nuk kanë qënë vetëm punonjësit e medias por edhe qytetarët e thjeshtë të cilët janë të rebeluar që të drejtat e tyre nuk repsektohen. Aleksandra Kuçi tha për Gazetën Online IDEA se të drejtat e gazetarve nuk respektohen në vendin tonë: Të drejtat e gazetarve nuk respektohen fare, gazetarët këtu në Shqipëri kanë kokën në rrezik. Edhe qytetarët nuk dalin në protestë se kanë frikë çfarë mund tju ndodh.
Daut Alla ishte një tjertër qytetarë që i pranishëm ne tubim, kur e pyesim se a respektohen të drejtat e gazetarve thotë: Ça the!? Ku respektohen të drejtat këtu. Gazetarët janë të pavarur ata nuk mund të preken nga askush, por ne kemi një shtet që të vjedh të drejtat…shtet puçist.
Gazetarët në protestë për kameramanin e rrahur
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 10