Japonia shkurton me tej normen e interesit

Banka Qendrore e Japonise ka shkurtuar normen e saj te interesit prane kuotes zero ne perpjekje per te stimuluar ekonomine e vendit.
Norma eshte mbajtur ne kuoten 0.1 per qind qe nga fundi i vitit 2008 por tani eshte reduktuar edhe me tej.
Renia e cmimeve dhe jeni i forte faktore qe kane ndikuar ne vleren e fitimeve nga eksportet japoneze pertej detit kane goditur ekonomine.
Banka thote se do ti mbaje normat prane zeros derisa cmimet te stabilizohen serish. Politika prane zeros do te thote se norma leviz brenda nje rezeje te shkurter nga 0 ne 0.2 per qind.
Megjithate ekonomia e Japonise vazhdon te tregoje sinjale per nje riperteritje te moderuar. Rruga e rimekembjes po ngadalesohet pjeserisht per shkak te ngadalesimit te ekonomive te huaja dhe nga efektet e jenit deklaron BQJ.